Me pankarta në duar dhe thirrje në kor, maturantët e Tiranës janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke protestuar për provimin e matematikës.
Sipas tyre, teza ishte e një vështirësie të lartë dhe përmbante pyetje jashtë programit. Ata pretendojnë se kjo nuk është e drejtë pasi kanë kaluar një vit të vështirë, ku pjesën më të madhe të mësimit e kanë bërë online.
Protesta e maturantëve u shtri në disa qytete, dhe solli reagimin e ministres Kushi e cila u shpreh se se vështirësia e provimit po rishikohet, e nëse rezulton se ai e tejkalon nivelin e parashikuar, atëherë do të rishikohet shpërndarja e pikëve.
(A2 Televizion)