Protestat antiraciste përqendrohen te simbolet, rrëzohet statuja historike

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 10:13 | Bota

Vala e protestave antiraciste të filluara në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd është përhapur tashmë edhe në vendet europiane, veçanërisht në Britaninë e Madhe.

Pas forcave të policisë, tashmë vëmendja e turmave protestuese po përqendrohet edhe te simbolet që ata mendojnë se janë të lidhura me racizmin.

Në qytetin e Bristolit,  me dhjetëra protestues u përqendruan në një nga rrugët qendrore ku rrëzuan një statujë historike të vitit 1895 që i përkiste një filantropisti të njohur vendas, Edward Colston, i cili akuzohet se përgjatë shekullit të 17-të kishte transportuar rreth 100 mijë skllevër nga Afrika në Amerikë dhe Karaibet.

https://twitter.com/Reuters/status/1269744693329498114

Manifestuesit, pasi rrëzuan statujën e bronztë e shkelmuan, tërhoqën zvarrë dhe më pas e hodhën në ujërat e portit të qytetit.

https://a2news.com/2020/06/07/protesta-te-dhunshme-edhe-ne-britani-ne-gjendje-te-rende-nje-oficere-policie/

Video e ngjarjes ka bërë xhiron  e rrjetit, duke pasur komente të ndara, nga ata që duartrokitën gjestin tek ata që kritikuan vandalizmin mbi veprat historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos