Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Rama: Na bind e drejta dhe jo dhuna

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 12:22 | Politikë
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Rama: Na bind e drejta dhe jo

Në bashkëbisedimin e kësaj të marte me gazetarët, kryeministri Rama u ndal edhe te vrasja e Klodian Rashës dhe te protestat që e shoqëruan atë.

Kryeministri u shpreh se të miturit po abuzohen duke u përdorur si argument që të pikturojnë një revolucion latent.

“Mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike, e përgjegjësi publike si ata të ashtuquajturit analistë që shfaqen në ekrane dhe shprehin opinionet në portale, të jenë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrje për 1001 arsyet e tyre sa që të mos e ngrenë zërin për një fakt të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në vend. Për faktin e abuzimit me të miturit. Dhe ta interpretosh këtë shfaqje si zemëratë popullore, si shëmbëlltyrën e një revolte që vjen nga një frustrim i shoqërisë, si një shembull për t’u marrë përsa i përket vandalizmave, do të thotë që duhet të ndjehemi të alarmuar. Jo unë si kryeministër. Qeveritë shkojnë e vijnë, po ashtu dhe kryeministrat, por në fund të ditës askush nuk lind kryeministër dhe vdes i tillë.

Është turp të shohësh njerëz që mund të kenë të gjitha arsyet e tyre, për të pasur të gjithë angazhimin kundër meje dhe qeverisë. Por, të arrijnë në këtë pikë dhe të riabuzojnë të miturit duke i përdorur si argument që të pikturojnë një revolucion latent që e nxisin dhe e presin është rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë. Nuk gjej fjalë për të arritur të arsyetoj analistë që predikojnë dhunën, opinionistë që argumentojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia e objekteve të pronës publike”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos