
Pas 11 javësh nga starti i kampionatit francez, Paris Saint Germain e sheh veten të arratisur në krye të renditjes.
Kampionët në fuqi gjunjëzuan 4 me 0 Marsejën në atë që mund të quhet derbi i Francës.
Parizienët shkëlqyen në fushë me Mauro Icardin dhe Kilian Mbappe, dy sulmuesit që shënuan nga dy herë.
Skuadra e Tuchel nuk e vuri në asnjë moment në rrezik fitoren dhe tashmë ka një shkëputje prej 8 pikësh nga vendi i dytë, që për çudi mbahet nga Nantes, me dy humbje radhazi në javët e fundit. (A2 Televizion)