Publikohet harta botërore e rrjeteve sociale, “Facebook” në krye

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 16:27 | Teknologji
Publikohet harta botërore e rrjeteve sociale, “Facebook”

“Facebook” është rrjeti social më i përdorur në botë dhe padyshim, më i preferuari nga shqiptarët.

Versioni online i gazetës italiane “Il sole 24 ore” ka publikuar hartën botërore të rrjeteve sociale 2019, e cila nuk ka ndryshime të mëdha në krahasim me 12 muaj më parë.

“Facebook” ka vazhduar të rritet, duke shënuar 2.3 miliardë përdorues, prej të cilëve 1.5 miliardë lidhet së paku një herë në ditë.

Sot, “Facebook” është rrjet social më i preferuar në 153 vende nga 167 vendet e analizuara, me një shtrirje në 92% të globit.

“Instagram”-i është rrjeti social i dyti më i përhapur më botë. Në 58 vende rrjeti social ka dyfishuar prezencën e tij, duke lënë pas rrjetet e tjera dhe numëron rreth 1 miliardë përdorues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos