Sezoni turistik, Rama: Abuzuesit të lirojnë hapësirat që nuk u takojnë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 13:21 | Aktualitet
Sezoni turistik, Rama: Abuzuesit të lirojnë hapësirat që nuk

Kryeministri Edi Rama tha se personat që kanë zënë hapësira që nuk u takojnë në plazhe, duhet t’i lirojnë sa më parë.

“Plazhet janë të qytetarëve, për aq sa subjektet private janë të përfshira në procesin e garantimit të një sezoni turistik, kanë përgjegjësi aty ku u është njohur ligjërisht. Skema e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për bashkitë dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privatët”, tha Rama.

“Besoj që përtej disa rasteve që janë bërë publike, në tërësi baza është pozitive, por në ditët në vijim kjo bazë duhet konsoliduar në mënyrë që korriku dhe gushti të jenë absolutisht të garantuara në këtë aspekt. Subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur, duhet të largohen vetë, dhe të mos humbasin edhe atë bazë materiale që kanë siguruar, sepse do t’iu merret dhe nuk do t’iu jepet më mbrapsht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos