
Kryeministri Edi Rama mbështeti fjalët e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, një ditë më parë, duke thënë se policia nuk mund të shmangë aksidentet në rrugë apo sherret mes njerëzve pas mesnate.
“Nuk jam i shqetësuar në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo aksidenteve. Sepse trendet shikohen përtej një, dy apo katër ngjarjeve. Atmosfera ku turistët nuk duhet të vijnë se rrezikojnë të vriten rrugëve, është në ekran. Dhe fakti e tregon që ata po vijnë”, tha Rama.
“Nuk e di sesi policia mund të shmangë një aksident që është rezultat i çmendurisë së një personi në rrugë. Apo si mund të gjendet në mes të natës në një vend ku bëjnë sherr dy fqinj. Përtej ngjarjeve natyrisht që ka gjëra për të kuptuar dhe ndryshuar. Por policia nuk dënon, vetëm reagon, ndalon dhe çon para gjykatës personat që shkelin ligjin”. (A2 Televizion)