Mickoski-Rutte diskutojnë tragjedinë në Koçan, shqyrtohet mundësia për të aktivizuar sistemin e NATO-s

Nga Tomorr Avdia
16 Mars 2025, 15:40 | Ballkani

Mickoski-Rutte diskutojnë tragjedinë në Koçan, shqyrtohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski ka zhvilluar bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku është diskutuar për tragjedinë në Koçan, në të cilën janë shënuar 59 të vdekur. Nga zjarri në diskotekën Puls janë edhe mbi150 të lënduar.

Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive të NATO-s.

“U dërguan mesazhe bashkimi dhe fuqie për të përballuar pasojat e ngjarjes tragjike. Në këto momente mbetemi të bashkuar dhe të vendosur në luftën kundër korrupsionit, ndryshimin e sistemit dhe llogaridhënien për shkaqet e aksidentit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos