Europa rrit gatishmërinë për sigurinë mes tensioneve me Rusisë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 08:18 | Bota

Europa rrit gatishmërinë për sigurinë mes tensioneve me

Një sërë zhvillimesh të fundit kanë shtuar shqetësimet në Evropë për sigurinë rajonale dhe mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve me Rusinë. Vëmendja është përqendruar veçanërisht te Korridori Suwałki, një zonë strategjike rreth 105 kilometra e gjatë mes Polonisë dhe Lituanisë, që lidh shtetet baltike me pjesën tjetër të NATO-s.

Këtë javë, Bjellorusia zhvilloi stërvitje ushtarake pranë kësaj zone, ndërsa disa vende evropiane njoftuan masa të reja për forcimin e sigurisë kombëtare.

Presidenti francez Emmanuel Macron thirri udhëheqësit politikë të Francës për një takim konfidencial të inteligjencës dhe më pas njoftoi masa të reja për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga sulmet hibride ruse në intensifikim.

Ndërsa kryeministri polak Donald Tusk paralajmëroi për rrezikun e sulmeve hibride, përfshirë incidente me dronë apo raketa.

Në Britaninë e Madhe, autoritetet kanë bërë thirrje për rritjen e gatishmërisë civile, ndërsa Gjermania po shqyrton masa për përforcimin e kapaciteteve të spitaleve në rast krizash të mundshme. Edhe Zvicra ka miratuar një strategji të re sigurie që parashikon rritjen e aftësive mbrojtëse.

Ndërkohë, administrata amerikane ka njoftuar përparim në planet për një bazë të përhershme ushtarake në Poloni. Po ashtu, sipas autoriteteve amerikane, janë ngritur akuza ndaj disa personave të dyshuar për lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës, të cilët akuzohen për përfshirje në aktivitete sabotazhi dhe sulme ndaj infrastrukturës në vende të ndryshme.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se NATO po i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi forcimit të rezistencës së vendeve anëtare, duke përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike, sistemeve energjetike, komunikimeve dhe shërbimeve publike.

Sipas tyre, përgatitja dhe qëndrueshmëria e shteteve konsiderohen elementë kyç për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të krizave në Evropë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos