Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 06:56 | Bota

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e modeles së njohur dhe aktores Cindy Craëford dhe biznesmenit Rande Gerber. Mediat amerikane raportojnë se është ndarë nga jeta djali i tyre 27 vjeçar Presley Gerber.

Sipas mjekut ligjor të Qarkut të Los Angeles, ai vdiq të dielën, më 20 shtator, ndërsa ndodhej në një qendër rehabilitimi, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, raporton TMZ.

Familja Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga një zëdhënës i familjes.

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe

"Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë dhe të dhimbshme", thuhet në deklaratën në emër të Cindy Crawford, Rande Gerber dhe vajzës së tyre Kaia.

Presley ishte djali i vetëm i çiftit dhe, ashtu si motra e tij Kaia, kishte ndjekur hapat e nënës së tij në botën e modelingut.

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe

Në janar të vitit 2019, Presley u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Po atë vit, ai u dënua me tre vjet lirim me kusht, një program rehabilitimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy ditë shërbim ndaj komunitetit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos