Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi Filipinet jugore, një javë pasi dy tërmete vdekjeprurëse goditën arkipelagun e Azisë Juglindore.
Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme ose viktima, sipas shërbimeve të emergjencës.
Tërmeti goditi në një thellësi prej 69 kilometrash, vetëm 100 metra nga komuna e Dapës, në provincën Surigao del Norte.
Një javë më parë, dy tërmete të forta, përkatësisht 7.4 dhe 6.7 ballë, goditën ishullin e Mindanaos. Autoritetet thanë se të paktën tetë persona u vranë.
Një tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.9, goditi ishullin Cebu në fund të shtatorit, duke vrarë 75 persona dhe duke shkatërruar rreth 72,000 ndërtesa.
Në Filipine, aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv për shkak të vendndodhjes gjeografike në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit e Paqësorit. (A2 Televizion)