Gjykata e Lartë në Itali ka vendosur të konfirmojë dënimin me burg për Maria Concetta Rina, vajza e shefit të Cosa Nostra-s, Totò Rina, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekursin e avokatit të saj, Francesco Olivieri.
Gruaja, vajza më e madhe e shefit të mafias, akuzohet nga prokuroria e Firences për zhvatje të rëndë, pasi dyshohet se ka kërcënuar dy biznesmenë në Toskana, duke u kërkuar para.
Hetimi përfshin edhe bashkëshortin e Maria Rinës, i cili është tashmë në burg për mashtrim.
"Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë", thuhet se i tha vajza e madhe e Rinës, një industrialist nga Siena, të cilit dyshohet se i vodhi një shportë 45 kilogramësh me ushqime me vlerë 350 dhe 1,000 euro. Megjithatë, kërkesat e saj ndaj një biznesmeni nga zona e Pizës me sa duket nuk patën sukses. (A2 Televizion)