Sulmi më i fuqishëm në Kiev, Rusia bombardon godinën e qeverisë, 3 të vdekur

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 09:25 | Bota

Rusia ndërmori sulmin më të fuqishëm në kryeqytetin e Ukrainës që nga nisja e luftës. 805 dronë dhe 13 raketa u lëshuan nga ushtria e Putinit gjatë natës, duke lënë të vdekur 3 persona mes tyre një foshnje.

Selia e kabinetit qeveritar në Kiev është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit. Kjo është hera e parë që ndërtesa goditet drejtpërdrejt.

Forcat ajrore raportojnë se ky ishte një rekord i ri. 9 raketa dhe 56 dronë goditën 37 objektiva, ndërsa ndërsa 751 dronë u rrëzuan.

Sipas qeverisë, çatia dhe katet e sipërme të ndërtesës u dëmtuan. Pamje të tymit të madh u panë pranë Sheshit të Pavarësisë.

Qendra e Kievit rrallë goditet për shkak të mbrojtjes së dendur ajrore – por kësaj radhe, duket se sistemi u mbingarkua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos