Paniku ka përfshirë zonën Pirou të Normandisë, në Francë, pasi një automjet përplasi disa këmbësorë.
Sipas Le Parisien, shoferi u përplas në ambientet e një picerie, duke vrarë një grua dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, zjarrfikësit u dhanë ndihmën e parë gjithsej 6 personave të plagosur, katër këmbësorëve dhe dy pasagjerëve të makinës.
"Nga informacionet fillestare të mbledhura, duket se shoferi i makinës pësoi një krizë", tha prokurori Gautier Poupot.
"Automjeti vazhdoi në korsinë e tij për disa metra përpara se të përplasej me një grup njerëzish. Një grua humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë në gjendje kritike. Versioni i qëllimshëm përjashtohet kategorikisht", theksoi ai më pas. (A2 Televizion)