Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka pritur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave të huaja, ndërsa Trump përshëndeti Netanyahun, gazetarët në Shtëpinë e Bardhë bënë pyetje të shumta drejtuar dy liderëve.
Një gazetar u dëgjua duke pyetur: "A jeni i sigurt se do të ketë paqe në Gaza së shpejti?", teksa Trump u përgjigj: “Jam shumë i sigurt.”
Ky udhëtim është i katërti që Netanyahu ka bërë në Uashington këtë vit, më shumë se çdo udhëheqës tjetër i huaj.
Ai vizitoi për herë të parë SHBA-në në shkurt, pastaj u kthye në prill për të diskutuar tregtinë dhe tarifat, shkruan A2 CNN.
Netanyahu ishte për herë të fundit në Uashington në korrik, disa ditë pasi Izraeli dhe SHBA-të kryen sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane. (A2 Televizion)