
Irani po përgatit një kornizë të re për administrimin e lëvizjes së anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës.
Sipas raportimeve nga Teherani, autoritetet iraniane kanë nisur të vendosin masa dhe kufizime për kalimin në këtë ngushticë. Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se këto rregulla do të zbatohen për vendet që mbajnë marrëdhënie miqësore ose neutrale me Iranin, ndërsa shtetet që konsiderohen armiqësore nuk do të lejohen të kalojnë.
Zëvendësministri i Jashtëm ka deklaruar se Teherani po punon për krijimin e një mekanizmi të plotë që do të menaxhojë dhe kontrollojë trafikun detar në këtë zonë strategjike.
Ndërkohë, janë zhvilluar edhe konsultime me Omanin, i cili kontrollon pjesën jugore të Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, pala iraniane ka avantazh për shkak të thellësisë më të madhe të ujërave në zonën që kontrollon, çka e bën atë më të përshtatshme për kalimin e anijeve të mëdha. (A2 Televizion)