Mbyllet një epokë e artë, Cristiano Ronaldo largohet nga kombëtarja e Portugalisë

Nga Dea Kozma
5 Nëntor 2026, 19:59 | Futboll

Një epokë merr fund! Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë. Pas më shumë se dy dekadash me fanellën kuqejeshile, një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti ka vendosur të mbyllë aventurën ndërkombëtare pas ndeshjeve të muajit nëntor.

Në moshën 41-vjeçare, CR7 largohet duke lënë pas shifra të jashtëzakonshme: 234 ndeshje dhe 146 gola, rekorde absolute në futbollin ndërkombëtar për meshkuj.

Gjithçka nisi në vitin 2003, kur debutoi me Portugalinë. Që atëherë, numri 7 u kthye në simbolin e një kombëtareje të tërë. Ai udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit historik në Euro 2016, suksesit të parë madhor në historinë e saj, si dhe dy trofeve të Nations League.

Ronaldo shkroi histori edhe në Kupat e Botës, ku u bë futbollisti i parë që shënoi në gjashtë edicione të ndryshme.

Tashmë është koha të dorëzojë fanellën me numrin 7 te brezi i ri. Një kapitull mbyllet, por trashëgimia e Cristiano Ronaldos do të mbetet e përjetshme në historinë e Portugalisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos