Hungaria tërhiqet nga GJNP, Orban: Gjykata po ndërhyn politikisht

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 17:28 | Bota

Hungaria tërhiqet nga GJNP, Orban: Gjykata po ndërhyn politikisht
Parlamenti hungarez ka miratuar propozimin për tërheqjen e vendit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, me 134 vota pro, 37 kundër dhe 7 abstenime.

Iniciativa u paraqit nga zëvendëskryeministri i Hungarisë. Sipas arsyetimit të hungareze, Gjykata Ndërkombëtare Penale është shndërruar në një aktor politik.

Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e një fletarresti ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të veprimeve ushtarake në Gazë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, kishte ngarkuar tre ministra të kabinetit të tij që të shqyrtonin pasojat e një tërheqjeje të mundshme nga Gjykata – si vendi i vetëm i Bashkimit Evropian që do ta bënte një hap të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos