Palestina përmes vargjeve, Tirana Gate, festivali edhe arabisht përmes poetes nga Gaza

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 18:30 | Bota

Tre vjet më parë, në festivalin ndërkombëtar letrar një zë i veçantë, një mbrëmje me poezi i kushtohej Ukrainës, me të ftuar aktorë, poetë e njerëz publik që flasin përtej dhimbjes.

Si një rrëfenjë e trishtë, që dhemb në palcë edhe nga Tirana, erdhën edhe zërat e poetëve palestinezë, shkruan A2 CNN.

Shkrimtarja Nima Hasan nga Gaza në Tirana Gate tregon kështu çfarë po ndodh me disa vargje që i interpreton edhe vetë nga një çadër, pasi shtëpia e saj nuk është më.

Nima Hasan tregon më vonë se sot më 10 tetor, libri i saj do të prezantohej në Suedi. Ajo tregon gjithashtu se libri është përkthyer, por ajo e ka të pamundur të gëzojë, shkruan A2 CNN.

Megjithatë ajo gëzohet që në event po recitohen vargjet e Mahmoud Darwish, një poeti të njohur palestinez, gëzohet që ka njerëz që po e dëgjojnë ende zërin e saj, si ne në Tiranë.

Lajmi se në gaza ka një armëpushim, ka rikthyer shpresë në tenda. Mes lotëve e ka përcjellë këtë takim edhe ambasadori i Palestinës në Tiranë, që iu bashkua festivalit si një spektator. Ai njëlloj si edhe të pranishëm të tjerë nuk i shpëtuan dot trishtimit, teksa sheh poetë që shkruajnë në kushtet e mbijetesës për ëndrrat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos