U shfaq në video me një send që dukej si armë zjarri, Policia kontroll në banesën e 15-vjeçarit: Ishte lodër!

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 21:20 | Kronikë

U shfaq në video me një send që dukej si armë zjarri,

Policia ka kryer kontrolle në banesën e një 15-vjeçari në Tiranë, pasi ishte shfaqur në një video në rrjetet sociale me një send që dukej si armë zjarri.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pas kontrolleve të ushtruara, rezultoi se sendi në fjalë të ishte një lodër, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë nga ana e Policisë po kryhen veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një i mitur brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send në dukje armë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin e tij, një 15-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sendin në dukje armë që shfaqej në video, e cila rezultoi të ishte lodër.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos