Përplasen trenat në Çeki, dhjetëra të plagosur, 5 prej tyre në gjendje kritike

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2025, 12:06 | Bota

Përplasen trenat në Çeki, dhjetëra të plagosur, 5

Dy trena pasagjerësh në republikën çeke u përplasën të enjten, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 45 personave, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Siç raportohet aksidenti ndodhi në një rajon rreth 132 km në jug të Pragës ku treni ekspres R 658 u përplas me një tjetër tren mes stacioneve të Zlivi dhe Divçiçe rreth orës 6:20, shkruan A2 CNN. 

Shtatë ekipe të shpëtimit dhe një helikopter mbërritën në vendin e ngjarjes duke evakuuar pasagjerët.

Ministri i Transportit Martin Kupka njoftoi në rrjetin social X se tragjedia është ende në hetim por informacionet paraprake sugjeronin se një prej trenave me gjasë kishte kaluar një sinjal, që ndalonte lëvizjen, përcjell A2 CNN. 

Të dy trenat e kanë dalluar njëri-tjetrin disa qindra metra larg por nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos