Plani B i Rusisë, ushtarët e Putin po “zaptojnë” mijëra shtëpi në zonat e pushtuara

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 07:08 | Bota

Plani B i Rusisë, ushtarët e Putin po “zaptojnë”

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Mariupol kanë nisur një proces masiv sekuestrimi të banesave të qytetarëve ukrainas që janë larguar nga qyteti pas pushtimit. Sipas një hetimi të BBC, mbi 5,700 prona janë identifikuar për konfiskim, prej të cilave 2,200 janë në fazën përfundimtare të marrjes nga shteti.

Procesi i sekuestrimit bazohet në klasifikimin e banesave si “pa pronar”, nëse nuk janë të regjistruara në sistemin rus.

Pronarët që nuk paraqiten brenda 30 ditëve me dokumente dhe pasaportë ruse rrezikojnë t’i humbasin përgjithmonë pronat. Një ligj i ri rus ua ndalon qytetarëve nga vendet “jomiqësore”, përfshirë Ukrainën, të regjistrojnë prona në territoret e pushtuara deri në vitin 2028.

Sekuestrimet janë pjesë e një fushate më të gjerë për të “rusrifikuar” Mariupolin, që përfshin rindërtimin me simbolikë ruse, ndryshimin e emrave të rrugëve dhe ndërtimin e objekteve ushtarake.

Ekspertët ndërkombëtarë i kanë cilësuar veprimet si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Konventës së Gjenevës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos