Putin uron rusët: Përshëndetje ushtarëve dhe komandantëve tanë në front

Nga A2 CNN
1 Janar 2026, 10:46 | Bota

Presidenti rus Vladimir Putin përdori fjalimin e Vitit të Ri për të mbështetur trupat ruse që luftojnë në Ukrainë, duke i quajtur ata heronj dhe duke deklaruar se beson në fitoren e Rusisë. Fjalimi u mbajt në një kohë kur SHBA-të, nën drejtimin e presidentit Donald Trump, po përpiqen të ndërmjetësojnë fundin e konfliktit, por palët mbeten larg një marrëveshjeje.

“E ardhmja është përpara nesh. Dhe ajo se si do të jetë, varet në masë të madhe nga ne. Ne mbështetemi te vetja jonë, te njerëzit përreth nesh, te ata që i kemi pranë dhe i duam. Të mbështesim heronjtë tanë, pjesëmarrësit në ‘operacionin special ushtarak’, me fjalë dhe me vepra. Ju keni marrë përsipër përgjegjësinë për të luftuar për tokën tuaj amtare, për të vërtetën dhe drejtësinë. Miliona njerëz në të gjithë Rusinë, ju siguroj, janë me ju këtë natë të Vitit të Ri. Ata mendojnë për ju, ndajnë ndjenjat tuaja dhe shpresojnë tek ju. Ne jemi të bashkuar në dashurinë tonë të sinqertë, të painteres dhe të përkushtuar për Rusinë. I uroj të gjithë ushtarët dhe komandantët tanë për Vitin e Ri që po vjen! Ne besojmë tek ju dhe tek fitorja jonë!”, tha Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos