Presidenti amerikan Donald Trump dhe këshilltarët e tij të lartë po përgatiten në heshtje për një udhëtim në Korenë e Jugut në muajin tetor, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së APEC-ut (Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor).
Samiti që do të mbahet nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit shihet si një mundësi e rëndësishme për një takim të mundshëm me presidentin kinez Xi Jinping.
Të dy liderët kanë shkëmbyer ftesa për vizita shtetërore, por ende nuk janë caktuar data.
Administrata Trump po e sheh këtë udhëtim si një rast për të tërhequr investime të reja ekonomike në SHBA, fokus ky i vizitave të tij të fundit në Lindjen e Mesme. (A2 Televizion)