Mes maleve në dëborë, kadetët e FSK sfidojnë të ftohtin dhe marshojnë 12.8 kilometrave

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 10:02 | Aktualitet

Në kushte të vështira atmosferike, kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marshuar për 12,8 kilometra në rrethinën e Liqenit të Batllavës.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me anë të një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto nga ky marshim, shkruan A2.

“Një tjetër marshim i suksesshëm prej 12.8 km i përfunduar nga kadetët tanë në rrethinën e liqenit të Batllavës, përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, ka shkruar Maqedonci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos