E rëndë në Prizren, kryefamiljari plagos me thikë gruan dhe vajzën

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 11:21 | Kronikë

E rëndë në Prizren, kryefamiljari plagos me thikë gruan dhe

Një krim i rëndë në familje është regjistruar pak pas mesnatës të së enjtes në qytetin e Prizrenit.

Policia bën me dije se në rrugën “Rexhep Kabashi” kanë gjetur një grua dhe vajzën e saj, me plagë të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë dhe gjakderdhje.

Nënë e bijë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa bëhet me dije se ekspertët e Kriminalistikës kanë vënë në pranga kryefamiljarin si autorin e dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë - thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.

Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.

Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos