Osmani: Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 10:37 | Politikë

Osmani: Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi në Fakultetin Teknik në Prishtinë dhe pas hedhjes së votës për zgjedhjet lokale, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë.

“Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë", deklaroi Osmani, shkruan A2.

"Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, shtoi Presidentja.

Osmani përmendi gjithashtu se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë dhe theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos