Juxhina Sotiri, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, komentoi verdiktin e sotëm të Gjykatës Speciale, që dënoi me 25 vite burg ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, për rolin e tij si ish-drejtues i UÇK.
“Nuk duhet të harrojmë që Dhomat e Specializuara ishin një kërkesë e ndërkombëtarëve. Askush nuk do të bënte dot ndryshe, për sa kohë Kosova është produkt i ndërkombëtarëve. Çështja shtrohet: a u bë gabim procesi për faj të avokatëve? Unë nuk e shoh këtu problemin dhe as te dëshmitarët. Ajo që ka çaluar, përveç faktit që ka qenë një proces i fabrikuar dhe me fakte false, ka çeduar kontrolli parlamentar që i dha votëbesimin asaj gjykate”, tha Sotiri në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Ajo shtoi: “Patjetër do të ruhej neutraliteti politik dhe juridik, por ishte momenti në këto 7 vite që Kosova të merrej me kauzën e saj. Mendoj që kjo u bë gabim dhe këtu shkoi keq. Njësoj u veprua keq nga faktori shqiptar, që është inekzistent. Fatkeqësisht për ne, kjo është një fitore shumë e madhe për Serbinë”. (A2 Televizion)