Ende s'ka datë për zgjedhjet në Kosovë, Osmani "thumbon" Kurtin për mungesën në takim

Nga Ideal Gola
31 Korrik 2024, 15:03 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmoi se partitë politike nuk kanë vullnet për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Përgatitjet do të bëhen për zgjedhje të rregullta”, nënvizoi ajo në një konferencë pas takimit me liderët e partive politike. Gjithashtu njoftoi se do të bëhet një analizë e datave që janë përfolur në takim dhe premtoi të dalë me një datë gjatë ditëve në vijim.

Në tryezën e thirrur nga presidentja mungoi kryetari Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Listës Serbe, si dhe partia e ministrit Elbert Krasniqi.

Osmani deklaroi se Kurti ishte pajtuar me datën e takimit kur i ishte dërguar ftesa dhe se nuk e di arsyen se kryeministri nuk ishte i pranishëm në takim.

“Nuk i dimë arsyet besoj mund ta pyesni drejtpërdrejt atë, po supozoj se është në zyrë. Kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, tha Osmani lidhur me mungesën e Kurtit.

Presidentja zbuloi se kishte refuzuar propozimin që në këtë takim të merrte pjesë nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pasi tryeza ishte në nivel kryetarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos