Pas deklaratës më të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili paralajmëroi se kandidatja Hatixhe Hoxha do të tërhiqet nga gara, nëse LDK do të sjellë një kandidat të sajin, gazetari Mentor Nazarko ka komentuar në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ngërçin politik të krijuar në Kosovë për zgjedhjen e presidentit.
Në këndvështrimin e tij, Nazarko thekson se Kurti po luan taktikisht dhe po pret mesin e korrikut për votën e diapsorës.
“Në respekt të në respekt të domethënë të emisionit tënd duhet të them që zoti Kurti është duke luajtur me mjeshtri taktike, unike siç është në traditën e tij. Ai po luan shkëlqyeshëm taktikisht, por dhe po e kontrollon narrativën në mënyrë të shkëlqyer. Gjithashtu me gjasë thotë ai do të bëjë do ta shkeli këtë vendim gjykatës kushtetuese. Pra do t'i japë Kosovës një president i cili të zgjidhet në kundërshtim me këtë vendim të 2011 gjykatës kushtetuese. Opozita do ankohet, do të fitohen disa javë kohë dhe ai do të arrijë, do të presë në mesin e korrikut kur vjen diaspora. Pra, ai është duke luajtur në këtë shinë”, tha Nazarko në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Nga ana tjetër, Nazarko thekson se opozita nuk ka arritur të krijojë një qëndrim unik për kandidaturën e presidentit, duke dobësuar pozicionin e saj. Sipas tij e vetmja kartë e fuqishme ëpr opozitën ishte afirmimi i vjosa Osmanit.
“Çfarë është duke bërë opozita? Opozita nuk po tregon unitet. Kjo është absurde. Domethënë, pavarësisht se janë tre parti, tre ato duhet të ishin marrë vesh me njëra-tjetrën, të kishin qëndrim unik. të kishin qëndrim unik dhe në përkundrejt kësaj që thotë Kurti, por dhe në zgjedhjen e një kandidati duke luajtur blof, blofin ose duke luajtur shah. Ky është një lloj shahu, taktik. Opozita nuk është duke e bërë këtë. Është duke i thënë popullit të Kosovës i cili nuk kupton shumë. Popujt nuk kuptojnë shumë nga këto vendimet e Gjykatës kushtetuese, sado të hollësishme janë, që shiko se ai do t'i marrë për vete. Po politikanët për vete duan t'i marrin, kryeministrat duan t'i kenë presidentët nën urdhrat e tyre. Nuk ka asnjë gjë të re këtu. Unë po shikoj që opozita është shumë e dobët taktikisht është shumë e dobët në narrativë dhe të vetmen kartë që kishte, e ka ende por nuk e di jemi mungesë kohe. E vetmja kartë e fuqishme ishte dhe që mund të bëhej kompromisi ishte kandidatura e Osmanit. Pra në vend që të bëhej bashkë dhe kësaj figure dhe të jepte shansin t'i thoshte a do ti vërtetë tre kandidatë? Ne po t' japim vetëm një dhe por s'duhet të ketë kandidatë të tjerë fiktivë siç janë këta zonja që ti i emërove me shumë solemnitet. Pra duhet vetëm një kandidat. Kjo tregon që ti po na respekton neve dhe është garë vetëm me një kandidat”, tha Nazarko në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN..
Duke vlerësuar figurën e Vjosa Osmanit ai thotë se ajo ka shpëtuar Kurtin edhe nga non grata e SHBA-së.
“Në qoftë se në qoftë se opozitës nuk i respektohet kandidati në dy raundet e para, atëherë në raundin e tretë ai e zgjedh me 50% plus një. E zgjedh me zgjedh me 61. Pra nuk respektohet fare opozita. Në gjykimin tim afirmimi i Osmanit ishte blof. Por ti thoshte Kurtit që pse ti nuk e do osmanin? Osmani është dikushi që e ka ruajtur boshtin euroatlantik të Kosovës. Bosht të cilën kryeministri ndoshta ka tentuar ta zhvendosë ndonjëherë. Osmani e ka shpëtuar kurtin nga non grata e SHBA”.
(A2 Televizion)