
Gazetari Mentor Nazarko ka zbuluar në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN një marrëveshje të pretenduar mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke deklaruar se autori kryesor i saj ka qenë Hashim Thaçi, ndërsa Edi Rama ka pasur rol mbështetës. Sipas Nazarkos, marrëveshja lidhej me një rikonfigurim të mundshëm rajonal, ku përfshihej ideja e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, një skenar që në atë kohë thuhet se kishte mbështetje ndërkombëtare.
“Siç është pranuar dhe nga zoti Haradinaj, i cili është kundërshtari i asaj kohe tani dhe sot është miku më i madh i kryeministrit Rama. Njeriu që ishte autori real i saj ishte kryeministri Thaçi, se ai ishte firmos kryesor. Edhe Rama mund t'i ketë dhënë mbështetjen bashkë me Toni Blerin, bashkë nuk e di me Soros nuk e di me kë, por ai që ishte negociatori kryesor ishte Thaçi, pra ishte Kosova. dhe Shqipëria ndoshta ka patur vetëm rolin mbështetës në një rikonfigurim të ri i cili mund të nënkuptonte dhe kjo është arsyeja pse Trumpi i parë apo Boltoni që ishte i përfshirë në vetë të parë, këshilltari i sigurisë kombëtare e mbështeti atë ide", tha Nazarko në Off the Record Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ai thekson se në këtë skemë më të gjerë diskutohej edhe mundësia që Serbia të pranonte një bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ndërsa paralelisht të kërkonte përfshirjen e Republikës Srpska përmes referendumit.
“Rikonfigurimi çfarë parashikonte? Parashikonte eventualisht që mbas këtij shkëmbimi konsensual dhe Thaçi siç thashë ishte firmosësi kryesor Serbia ta pranonte eventualisht bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por ama Serbia të kërkonte eventualisht Republika Serbska nëpërmjet referendumit t'i bashkohej. Ky ishte ai skenari makro që me gjasë Trumpi i parë po e mbështeste. Dikush thotë që rusët po e mbështesin, por mua nuk më rezulton kështu”
Nazarko nënvizon se Kosova ka bërë kompromise të shumta ndaj Serbisë, shpreh shqetësim për mungesën e unitetit mes Tiranës dhe Prishtinës. Sipas tij nëse fiton Kurti thellohet ndarja mes Shqipërisë e Kosovës.
“Ajo çka diskutohet edhe sot është kjo. Përkundrejt Serbisë ne si qasemi? Qasemi si një komb i tërë apo duhet të qasemi veç e veç? Unë mendoj duhet të qasemi si një komb i tërë. Kosova vetë i ka bërë të gjithë kompromiset e mundshme përkundrejt Serbisë. I ka dhënë garanci pakicës serbe, i ka dhënë status super të veçantë, unik në gjithë botën, në pikëpamje të drejta kushtetuese, por ama bashkë me Shqipërinë, ajo mundësia për kompromis është diçka më e madhe. Nëse fiton kjo linjë në Kosovë, pra kemi zoti Kurti rikonfirmohet, apo rritet më shumë e tjerë e tjera, thellohet ndarja e tij me Shqipërinë. Pra, ndarja e Kosovës me Shqipërinë thellohet akoma më shumë. Zoti Kurti nuk është që s'ka që s'ka marrëdhënie të mirë vetëm me Ramën, s'ka marrëdhënie mirë as me opozitën, s'ka marrëdhënie të mirë me askënd. Ky është ky është problemi më i madh domethënë që më shqetëson mua që jam endur për rajon. Pra që ky unitet midis Shqipërisë dhe Kosovës është duke u dobësuar dhe Kosova, ky është një reflektim që më vjen nga Bugajski që thoshte që në Ballkan ka tre zona influence. Është serbja, është shqiptarja, është kroatja. Kosova më duket është zona kroate e influencës. Jetë zona shqiptare ku është Shqipëria që është faktori kryesor”.
(A2 Televizion)