''Opozita po shkel Kushtetutën’’, Kurti: Bojkotimi i votimit në kuvend, sjellje e papërgjegjshme

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 16:29 | Politikë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti akuzoi deputetët e partive opozitare se po shkelin kushtetutën duke bojkotuar seancën për konstituimin e kuvendit.

Ai iu ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në votim , duke e konsideruar këtë si rrugëdalje nga ngërçi politik.

“Unë shkoj që ta konstituojmë. Ata që vijnë dhe nuk votojnë, nuk e di përse vijnë. Bojkotimi është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës. Ligji thotë që deputët duhet të votojnë. Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve dhe jo vetëm e mazhorancës”, tha mes të tjerash Albin Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos