
Pas kallëzimit për inceneratorin e Tiranës dhe atë të Elbasanit, Partia Demokratike depozitoi në SPAK, padinë e tretë në lidhje me këtë çështje, që i referohet inceneratorit të Fierit.
Edhe në këtë rast, të akuzuarit janë kryeministri Rama dhe ish-ministriat e tij, Arben Ahmetaj e Lefter Koka, si organizatorë të një grupi të strukturuar kriminal.
Listës së të paditurve, u shtohet edhe Alqi Bllako, si ekzekutor i këtij grupi. (A2 Televizion)