“Greqia e kishte mbyllur marrëveshjen e detit me Saliun, Lulin dhe Ilirin”, reagon zëdhënësi i Presidentit

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 12:56 | Politikë
“Greqia e kishte mbyllur marrëveshjen e detit me Saliun, Lulin dhe

Kryeministri Edi Rama u shpreh, sot, për gazetarët, se është Shqipëria që e ka hapur çështjen e detit, pasi për Greqinë, tha ai, kjo çështje ishte mbyllur me marrëveshjen e bërë me Berishën, Bashën dhe Metën.

Pas kësaj deklarate të kryeministrit, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili në një postim në rrjetet sociale e quan kryeministrin një gënjeshtar. Blushi shkruan se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2009 kur Meta ka qenë në opozitë.

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua, në Tiranë, më 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Mashtrimi është vesi i tij!

Vesi del me shpirtin!”, shkruan Tedi Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos