Akuzat për inceneratorët, Basha: Mos-hetimi i SPAK, inkurajon hajdutët të vjedhin më shumë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 13:05 | Politikë
Akuzat për inceneratorët, Basha: Mos-hetimi i SPAK, inkurajon

Lulzim Basha ka kritikuar ashpër dhe Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për mosreagim, në lidhje me atë që ai e konsideron si aferën e shekullit, dhe që lidhet me 3 inceneratorët.

Sipas kreut të demokratëve, Policia dhe Prokuroria japin informacion për çdo krim ordiner, por për vjedhjen e parave të shqiptarëve me inceneratorët nuk ka asnjë detaj gjë që sipas tij i inkurajon hajdutët të vjedhin dhe më shumë.

“Policia dhe Prokuroria japin informacione të hollësishme për çdo krim ordiner, për aferën e inceneratorëve, asnjë gjë. Edhe pse kjo është afera më e rëndë e shekullit akoma nuk kemi asnjë komunikim apo reagim nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion. Kjo inkurajon hajdutët të bëjnë dhe më shumë.

120 mln euro të tjera për kontratat korruptive janë parashikuar në vitin 2021. Këtu ende nuk janë thirrur të dyshuarit kryesorë që kanë firmosur aferën. Na vijnë qindra mesazhe, të vetmit që nuk lëvizin janë Prokurorët e SPAK. Kjo nuk është një betejë mes PS dhe PD dhe as një debat politik, por një aferë përballë një grupi të strukturuar kriminal”, deklaroi Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos