Rama: Naftëtarët të dalin nga greva që të bisedojmë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 10:29 | Politikë
Rama: Naftëtarët të dalin nga greva që të

Ndërsa gratë naftëtare të Uzinës së Përpunimit të Naftës, në Ballsh, janë futur në ditën e 7 të grevës së urisë, kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, duke u bërë thirrje që të mbyllet greva dhe të nisin bisedimet.

Rama shkruan se qeveria ka gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i  lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/19/ne-gjendje-te-renduar-shendetesore-naftetaret-e-ballshit-ne-diten-e-peste-te-greves-se-urise/
https://a2news.com/2020/10/14/greva-ne-diten-e-17-ne-ballsh-naftetaret-futen-me-force-ne-uzine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos