Basha sulmon sërish Ramën: 20 milionë euro në buxhetin 2021 për inceneratorët

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 12:52 | Politikë
Basha sulmon sërish Ramën: 20 milionë euro në buxhetin 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Basha shprehet se Rama prej dy javësh nuk kthen përgjigje për atë që ai e konsideron si vjedhjen e shekullit dhe shton se qeveria ka caktuar dhe 20 milionë euro të tjera në buxhetin e vitit të ardhshëm për inceneratorët.

“Rama nuk ka dhënë një minutë llogari për vjedhjen e shekullit të mbi 400 milionë eurove të shqiptarëve që vetëm deri tani i kanë kushtuar qytetarëve 75 milionë euro.

Ky është buxheti me më shumë gënjeshtra në 30 vite dhe tabloja e qartë e Edi Ramës në një anë dhe qytetarëve në anën tjetër që edhe në muajt e fundit të pushtetit vazhdon të vjedhë paratë e shqiptarëve për koncensione dhe afera korruptive si ajo e inceneratorëvve. Vetëm inceneratorët do të marrin 20 milionë euro, sipas këtij plani.

120 milionë euro të tjera për kontrata të tjera korruptive. Kjo shumë është 6 herë më e lartë se për indeksimin e pensioneve për të gjithë pensionistët. Kjo shumë do të mjaftonte të mbulonte deri në mars planin tonë me 5 pika kundër qeverisë”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos