Rama pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri italian

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 14:47 | Politikë
Rama pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri italian

Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij në Itali, Giuseppe Conte.

Pas takimit që dy kryeministrat do të kenë sëbashku, pritet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Vizita e kryeministrit Rama në Itali vjen pas asaj që Conte zhvilloi në vendin tonë si dhe pas mbledhjes së Këshillit Europian që nuk pati një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Conte e cilësoi këtë një gabim historik, ndërsa u shpreh pro hapjes së negociatave për të dy vendet.

Italia ka shprehur vazhdimisht mbështetjen ndaj proceseve integruese të Shqipërisë duke ofruar ndihmën e saj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos