Rama: Rusia nuk është vend armik, por kemi ndarje të qarta. Zhurma e letrës vjen nga katundi i PD

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 12:07 | Politikë
Rama: Rusia nuk është vend armik, por kemi ndarje të qarta.

Kryeministri Edi Rama, zhvlerësoi letrën e mbërritur në adresë të qeverisë shqiptare nga ajo ruse, ku shprehej e shqetësuar për rritjen e tensioneve politiko-ushtarake në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje shumë të qartë në këtë pikë. E gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e Partisë Demokratike. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është një zhurmë brenda tij katundi, mes të marrëve që kanë marrë peng qytetarët e mirë dhe të arsyeshëm demokratë”, tha Rama.

Letra në fjalë, i është dërguar disa qeverive europiane dhe asaj amerikane e kanadeze. Ajo u quajt nga Sali Berisha si një kërcënim i Rusisë për Shqipërinë, që sipas tij, vjen për shkak se Rama ka kapitulluar përballë Vuçiç dhe Putin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/03/berisha-ne-kuvend-ambasada-ruse-leter-kercenuese-ne-tirane-argati-i-beogradit-hesht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos