Gjenden trupat e pajetë të tre qytetarëve të Kosovës në Lepenc, reagon Kurti

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 21:22 | Kosova
Gjenden trupat e pajetë të tre qytetarëve të Kosovës

Ekipet e shpëtimin kanë gjetur veturën e aksidentuar mbrëmë në lumin Lepenc, në Shkup, ku për pasojë humbën jetën 3 persona.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllimet të sinqerta familjes Pacolli dhe Visoka, të cilët humbën familjarët e tyre.

Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti, Kurti i ka uruar shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllait të tij.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre. Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh. Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka shkruar ai në Facebook.

3 viktimat ishin anëtarë të familjes Pacolli, Naim, Merita dhe Ermal. Aksidenti ndodhi afër Shkupit, disa kilometra larg vendkalimit kufitar mes dy shteteve, në Bllacë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos