All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dialogu “zhvendoset” në SHBA, Lajçak njofton bisedime në Uashington për krizën në Kosovë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 09:57 | Kosova
Dialogu “zhvendoset” në SHBA, Lajçak njofton bisedime
All - Paragraf - 1

Kriza është në veri të Kosovës dhe në Beograd, por bisedime për zgjidhjen e situatave të krijuara do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e njofton Emisari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, që bën me dije se do të udhëtojë për në Uashington.

All - Paragraf - 3

“Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm”, shkruan ndërmjetësuesi në profilin e tij në Facebook.

Lajçak tha se gjatë javës ka njoftuar kolegët e tij në Bruksel për vizitën që zhvilloi në Kosovë dhe Serbi.

Gjithashtu bëri me dije se ka pasur dhe një vizitë në selinë qendrore të NATO-s, ku ka folur për situatën në Kosovë me numrin dy të NATO-s, Mircea Geoana.

All - Paragraf - 6

“Të dy jemi pajtuar se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve”, shkruan ndër të tjera Lajçak. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos