
Kryeministri Edi Rama vijon t’i bëjë zë idesë së tij se protestat e ditëve të fundit ndaj çmimeve në rritje të naftës dhe ushqimeve mbështeten dhe organizohen nga parti politike dhe të atyre që ai i quan “non grata”.
Në një koment për vendimin për të shtyrë të shtunën protestën e radhës, kreu i qeverisë shprehet se kjo bëhet për mobilizim financiar dhe për të mbledhur militantë nga rrethet.
“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim”, shkruan Rama. (A2 Televizion)