Rama takon Sarkozy në Paris: U këshillova për sfidat e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 20:06 | Politikë

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy në shtëpinë e tij në Paris. Në një njoftim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se me të është këshilluar për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan Rama krahas dy fotove. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos