BE hoqi kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, Rama: Nuk ndalemi më në ngjitjen drejt majës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 12:33 | Politikë
BE hoqi kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, Rama: Nuk

Pas marrëveshjes së arritur nga vendet anëtare për heqjen e udhëtimit për 8 vende, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se “Shqipëria nuk ndalet më drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”.

“Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE-së, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse ne, Shqipëria, nuk ndalemi më në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”, shkruan Rama në Facebook. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/16/be-heq-kufizimet-per-udhetaret-nga-shqiperia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos