Rama uron Milatoviç: Mbështetja që mori u ktheftë në mbarësi për Malin e Zi

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 18:08 | Aktualitet
Rama uron Milatoviç: Mbështetja që mori u ktheftë në

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e sapo-zgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë uron që mbështetja që ai mori nga zgjedhësit të kthehet në mbarësi për vendin fqinj.

Kujtojmë se kandidati i lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi duke mundur Milo Gjukanoviç, i cili ka udhëhequr vendin prej 3 dekadash, si president dhe kryeministër.

37-vjeçari Milatoviç ka premtuar lidhje me të forta me Europën, por edhe me Serbinë fqinje.

https://twitter.com/ediramaal/status/1644369499594817539?s=20

Milo Gjukanoviç arriti që në këto zgjedhje të merrte vetëm 40% të votave. 61-vjeçari e uroi në natën e zgjedhjeve pasuesin e tij. "Rezultati është si është, dhe nganjëherë mund të humbasësh zgjedhje", tha Gjukanoviç në Podogoricë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos