Rama: Vendimi i BE, mesazh dobësie, por ne nuk kemi rrugë tjetër

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 15:27 | Politikë
Rama: Vendimi i BE, mesazh dobësie, por ne nuk kemi rrugë tjetër

Kryeministri Rama tha se Shqipëria i është mirënjohëse Italisë për vullnetin e vendosur të popullit dhe Kryeministrit Conte në mbështetje të nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Fatkeqësisht Këshilli Europian nuk mori vendimin e duhur, duke na mohuar atë që meritonim. Duke dhënë kështu një mesazh dobësia dhe pafuqie për të mbajtur premtimet”, tha Rama në një konferencë të përbashkët me homologun italian Giuseppe Conte, gjatë vizitës zyrtare në Itali. “Por Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj që kemi ndjekur deri tani”. Ai shtoi se kishte informuar Kryeministrin italian se Qeveria do të vazhdojë me reformat sipas të gjitha indikacioneve që i janë dhënë.

Rama tha se në Itali janë gjysmë milionë shqiptarë dhe 31 mijë prej tyre drejtojnë kompani private dhe shumë të tjerë kontribuojnë në të ardhurat e shtetit. 115 mijë fëmijë frekuentojnë shkollat italiane dhe 10 mijë studentë shqiptarë studiojnë në Universitetet italiane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/31/conte-per-shqiperine-te-hapen-negociatat-pa-kushte-te-zgjidhet-kriza-politika-opozita-te-bashkepunoje/

Dëshpërimi i Kryeministrit italian, Conte, pas "JO"-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

https://www.facebook.com/A2CNN/videos/2388140504793003/?v=2388140504793003

A2 CNN Livestream

Latest Videos