Reforma Zgjedhore, gati drafti i ekspertëve, mungon depolitizimi

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 13:27 | Politikë
Reforma Zgjedhore, gati drafti i ekspertëve, mungon depolitizimi

Pas dy viteve dhe pas disa ndryshimeve në drejtim, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore nis këtë të enjte zyrtarisht punën për të  ndryshuar kodi elektoral. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, ekspertët e komisionit kanë përgatitur draft-amendimet mbi të cilat deputetët do të përpunojnë ligjin e zgjedhjeve.

Por ndonëse kërkesë e përsëritur në raportet e ODIHR-it, depolitizimi i administratës zgjedhore nuk është përfshirë në këto ndryshime. Ndërsa fenomeni i shitblerjes së votave i përmendur gjithashtu në pothuajse çdo raport, është menduar të gjejë zgjidhje nëpërmjet një deklarate me shkrim të kryetarit të partisë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet”

Pjesë nga drafti i ekspertëve
https://a2news.com/2019/10/23/pd-nuk-shkon-te-reforma-bardhi-komisioni-i-zgjedhores-nuk-ekziston/

Ajo që dy dosjet për krim zgjedhor në Dibër dhe Durrës përmbajnë, është sanksionuar dhe në kod.

“Subjekteve zgjedhore u ndalohet dhe mbajnë përgjegjësi penale në rast se ofrojnë ose japin të holla, të mira materiale, premtojnë për vend pune me qëllim për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtaritë paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike”

Pjesë nga drafti i ekspertëve
https://a2news.com/2019/10/23/reforma-zgjedhore-mediu-urgjentisht-opozita-shqiptare-duhet-te-dale-me-nje-produkt/

Të akuzuar shpesh se po përdorin administratën në fushatë, drejtuesit e institucioneve duhet t’i kërkojnë leje KQZ-së për aktivitet publike që do të zhvillojnë deri 6 muaj para zgjedhje. Në të kundërt aktivitetit të tyre do t’i vendoset mbishkrimi, “ndaluar nga KQZ”.

Ekspertët e reformës kanë ulur kuotën e parave që partia përfiton kesh nga 100 mijë ne 30 mijë lekë nga donatorët privatë. Shpenzimet e fushatës të një partie nuk duhet të kalojën dyfishin e parave të marra nga shteti, ndërkohë që në kod aktualisht është parashikuar 10-fish. Te gjithë regjistrat financiare të partive duhen të ruhen deri në 7 vite. Në dhjetor të vitit të kaluar,  një draft që iu vu në dispozicion komisionit me rekomandime të tjetra përveç atyre të ODIHR, u quajt i njëanshëm nga PD dhe nuk  u fut kurrë në agjendën e punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos