Celibashi: Është tentuar pengimi i procesit të numërimit nga përfaqësues politikë

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 19:13 | Politikë
Celibashi: Është tentuar pengimi i procesit të numërimit nga

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilijan Celibashi, në një deklaratë për mediat mbi procesin e numërimit të votave, u shpreh se ka pasur raste që për qëndrime subjektive nga përfaqësuesit e partive politike, procesi është penguar.

Celibashi theksoi se aktualisht numërimi është duke vijuar në të gjitha KZAZ-të në vend.

“Jemi të ndërgjegjshëm se puna është e vështirë dhe në tension. Kemi të dhëna se jo në pak raste problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive apo edhe i ndërhyrjeve politike të kandidatëve apo edhe të përfaqësuesve politikë. KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes, situata ka ndryshuar, të paktën në ato KZAZ që ka pasur probleme. Aktualisht, nuk kemi informacion që në ndonjë KZAZ të jetë ndërprerë numërimi”, u shpreh Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos