Rihapja e kufijve të BE, interes i lartë nga shqiptarët për pushime jashtë vendit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 16:14 | Aktualitet

Dëshira e shqiptarëve për të pushuar jashtë vendit është shtuar pas rekomandimit të Bashkimit Europian për të lejuar lëvizjen e lirë edhe nga vendi ynë. Një interes i tillë konfirmohet nga agjencitë e udhëtimit, që këtë vit presin një rritje të kërkesës për paketa turistike si nga shqiptarët, ashtu edhe nga të huajt.

Vathi komenton edhe shtrenjtimin e biletave ajrore javët e fundit. Një situatë normale sipas tij, për shkak se sezoni veror përkon me kulmin e kërkesave ndaj industrisë ajrore.

Agjencitë dhe Tur-Operatorët ishin ndër sektorët më të goditur nga kriza dhe masat kufizuese. Situatë që ka vazhduar deri në fillim të këtij viti, ku për shkak të pasigurive, shitjet kanë rënë në gjysmën e nivelit të para pandemisë, së bashku me numrin e të punësuarve dhe numrin e bizneseve aktive. Sipas Vathit, aktualisht situata është e përmirësuar, por ende larg kushteve që krijon mundësi për frymëmarrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos