Rindërtimi dhe pandemia, Guxholli: Shtyrja e shpenzimeve për qëllime elektorale

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 16:35 | Ekonomi
Rindërtimi dhe pandemia, Guxholli: Shtyrja e shpenzimeve për

Qeveria kërkon të shfrytëzojë fondet e tërmetit dhe pandemisë për qëllime elektorale. Kjo është arsyeja në vonesat e ekzekutimit të këtyre fondeve, sipas ekspertes për ekonominë, Zana Guxholli. 

I njëjti motivim elektoral, sipas Guxhollit, është ndjekur edhe në hartimin e buxhetit 2021, që parashikon një rritje të ndjeshme të investimeve publike. Sipas saj, qeveria duhet të shtynte disa prej projekteve të shpallura në infrastrukturë, për të mbajtur një fond rezervë në rast të një përkeqësimi të situatës me pandeminë.

Kjo mënyrë se si hartohen dhe kryhen shpenzimet, sipas Guxhollit, është një ndër arsyet pse vendi ynë renditet i fundit në Europë në mirëmenaxhimin e parasë publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos